Hidromorava

KFOR-i po i heq kamionët e mbetur nga barrikadat në veri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se ka nisur një operacion për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë, që kanë mbetur nga barrikadat e fundit në veri të vendit.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, njofton KFOR-i.

Eco Higjiena

Kujtojmë se në natën kur serbët vendosën t’i heqin barrikadat në veri dy kamionë ishin djegur në lokacionin “Kërrshi i Dudës” në veri të Mitrovicës. /Zëri