FIDANISHTJA

KFOR-i: Në Kosovë situata është e qetë, s’ka shenja tensionesh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka kurrfarë shenjash të tensioneve potenciale. Kështu i tha “Danasit” të Beogradit koloneli Vinqenco Grasov, zëdhënësi kryesor i KFOR-it.

Ai ka shtuar se misioni do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të bëhet e mundur vizita e qetë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur se si e komenton vendimin e Vuçiqit që Beogradi zyrtar të ndërpresë të gjitha komunikimet me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Kosovë, Grasov tha se KFOR-i nuk komenton çështje politike.

Uji Dea

Sidoqoftë, KFOR-i ka pasur bashkëpunim e partneritet të shkëlqyeshëm me forcat e armatosura serbe, në mënyrë që të garantojë paqe e stabilitet në këtë rajon, e sidomos përgjatë kufirit, është shprehur ai.

KFOR-i mbetet i gatshëm që të ofrojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin që ka. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mundësohet vizita e sigurt e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim të afërt me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ka thënë Grasov.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.