Fundamenti

KFOR-i italian dhuron barna për Spitalin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ndërmjetësimin e kryqit të kuq të Kosovës dhe Kryqit të kuq të Gjilanit, KFOR-i Italian në krye me Team Cimic, kanë sjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit një kontingjente të barnave për pacientët e këtij spitali tha për rajonipress Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit.

Kurteshi tha se në pranimin e këtij donacioni kanë marrë pjesë drejtorët e SRGJ-së: Nysret Hajrullahu, Selvete Shurdhani, si dhe kryetari i kryqit të kuq të Gjilanit Ilaz Poroshtica.

ARKATANA

Nikoqirët e kanë falënderuar KFOR-in italian për këtë donacion dhe shprehen gatishmërinë për një forcim edhe më të madh të bashkëpunimit./rajonipress/