FIDANISHTJA

KFOR-i, i gatshëm të ndihmojë në arrestimet e Speciales

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se nëse është e nevojshme janë të gatshëm t’i ndihmojnë autoritetet kosovare të sigurisë për të kryer arrestime me rastin e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. Ai ka folur edhe për kërcënimet e mundshme të Rusisë, duke thënë se derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj NATO-s.

Derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.

“Në parim, KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë të Rusisë për Kosovën. Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë”, ka deklaruar Cuoci.

ARKATANA

Komandanti i KFOR-it po ashtu është shprehur se forca që ai drejton është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet kosovare të sigurisë nëse është e nevojshme për të kryer arrestime në kohën kur do të ngrihen aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, KFOR-i është përgjegjës për të ofruar një mjedis të sigurt në vend dhe në rast të ngritjes së aktakuzave, fillimit të arrestimeve, organizimit të ndonjë proteste dhe nëse Policia e Kosovës nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë situatën, atëherë KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë.

“Në rastet e tilla ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë, pasi kjo është pjesë e misionit tonë”, ka thënë mes tjerash Cuoci.

I pari i KFOR-it gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për arrestimin e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se ka mundur të shmangej brutaliteti i Policisë, ka komentuar rrezikun nga armatosja e Serbisë, për qendrën ruse në Nish, për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.