KFOR-i e siguron Sinanin rreth vijës kufitare në Karaqevë

Kamenicë – Begzad Sinani dhe togeri Drouillard nga KFOR-i kanë biseduar edhe rreth gjendjes së fundit në vijën kufitare në Karaqevë. KFOR-i e ka siguruar Sinanin se janë në gjendje gatishmërie që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kamenicës.
Në takimin që ka pasur Begzad Sinani me drejtuesit e KFOR-it është biseduar edhe rreth shqetësimeve të fundit që kanë ngritur banorët e Karaqevës dhe rreth provokimeve të vazhdueshme që po bënë xhandarmëria serbe në atë pjesë kufitare raporton rajonipress.
Sinani dhe togeri i KFOR-it Drouillard kanë biseduar rreth gjendjes së sigurisë në Komunën e Kamenicës dhe çështjen e kufirit mes Karaqevës dhe Serbisë.
Togeri Drouillard ka thënë se KFOR-i është në gjendje gatishmërie të ofroj siguri për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës.
Ndërkaq Begzad Sinani ka thënë se përgjegjësit e sigurisë së vijës kufitare duhet të jenë më të pranishëm përgjatë vijës kufitare, por ka shtuar se së bashku me banorët dhe të gjitha organet e sigurisë do të bëjnë çmos që ajo pjesë kufitare të ndihet e qetë në trojet e tyre.
Sinani ka folur edhe për projektet dhe prioritetet e Komunës, për mundësinë e bashkëpunimit mes Komunës dhe KFOR-it me investitorë e donatorë tjerë./rajonipress/