Eko Higjiena

KFOR-i “disiplinon” xhandarmërinë serbe

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaip Surdulli ka thënë se pas vizitës së komandantit të KFOR-it, i cili ka biseduar me homologët serbë, që xhandarmëria mos të dal në rrugën e asfaltuar, nga ajo ditë nuk ka ndonjë informatë që xhandarmëria të ketë kaluar në brendi të territorit të Kosovës. Mendoj se xhandarmëria serbe pas kontaktit me KFOR-in është disiplinuar sepse më nuk kanë dalur në rrugën e asfaltuar, e që ishte kushti ynë si përfaqësues të institucioneve komunale ka thënë ai.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Sursulli, të premten ka pritur Camille Marquette zyrtar i OSBE-së dhe zyrtarët e OSBE-së, në komunën e Kamenicës, Besnik Jakupi e Alban Maliqi.

Ekipi Komunal i OSBE-së , është interesuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë komunë derisa ka marrë informacionet e para nga kreu i kësaj komune Shaip Surdulli.

Shaip Surdulli, tha se probleme nuk ka në komunën e Kamenicë përveç rastit të fundit që ndodhi në fshatin Karaçevë, ku popullata e atjeshme u provokuar rëndë nga xhandarmëria serbe.

ARKATANA

Surdulli ka thënë se pas vizitës së komandantit të KFOR-it, i cili ka biseduar me homologët serbë, që xhandarmëria mos të dal në rrugën e asfaltuar, nga ajo ditë nuk ka ndonjë informatë që xhandarmëria të ketë kaluar në brendi të territorit të Kosovës.”Mendoj se xhandarmëria serbe pas kontaktit me KFOR-in është disiplinuar sepse më nuk kanë dalur në rrugën e asfaltuar, e që ishte kushti ynë si përfaqësues të institucioneve komunale.

Surdulli, tha se punët në administratë po ecin mbarë, derisa në sektorin e ofiqarisë është zgjatur orari i punës për dy orë, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur nga vendet perëndimore që dëshirojnë të pajisen me dokumentacione të nevojshme.

Ndërsa, Ekipi i OSBE-së tha se një ndër problemet është edhe çështja e Këshillit të Veprimit, Rinor, Lokal, i cili këshill nuk po mund të regjistrohet në nivelin qendror, pasiqë është edhe një KVRL tjetër me të njëjtin emër të Kryetares së KVRL-ës, Hamide Latifi.

Ata u interesuan edhe për komitete konsultative, koordinatorin për këshillat lokale dhe për KKSB-të. Kryetari Surdulli, falënderoj për vizitën dhe interesimin për komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.