ARKATANA

KFOR-i deklarohet për situatën në veri: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri, Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.

Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Uji Dea

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, të dielën bëri të ditur se KFOR-i ka kërkuar pak kohë në mënyrë që të reagoj për heqjen e barrikadave që janë vendosur në veri.

Ai madje i bëri thirrje KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që të kryejë punë shpejtë, prandaj ne po presim. Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dore hiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.