Mobi Casa

KFOR-i amerikan siguron Surdullin se xhandarmëria serbe nuk do të provokoj më

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të hënën ka pritur majorin, Jonathan T. Hartsock, me bashkëpunëtorë. Ajo çka kërkojmë ne është që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar, për t’i shqetësuar banorët, ngase ne nuk do ta lëshojmë vendin tonë ka thënë Surdulli në këtë takim.

Majori, Jonathan T. Hartsock, ka thënë se të shtunën me gjeneralin e KFOR-it, dhe me bashkëpunëtorët që sot janë me mua, kemi vizituar vendin në Karaçevën e Poshtme raporton rajonipress.

Ai tha se gjenerali ka parë edhe raportet që na i kemi dërguar dhe ato nëpër media, mirëpo ai kishte dëshirë që drejtpërsëdrejti të shkoj në vendin e ngjarjes dhe ne i bëmë një shpjegim për gjithë situatën.

Ai tha se në bazë të dëshmive (fotografive), që janë bërë është ardhur në përfundim se nuk kanë bërë thirrje ligjore që xhandarmëria ka ardhur deri tek rruga. Sidoqoftë gjenerali është takuar me homologët e tyre dhe është ardhur me një përfundim që xhandarmëria nuk do të bënë këso lloj hyrjesh.

Mobi Casa

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se çështjen e Karaçevës jemi duke u munduar që ta fusim në bisedimet Kosovë-Serbi dhe besoj se Qeveria do ta marrë këtë çështje më seriozisht.

“Ajo çka kërkojmë ne është që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar, për t’i shqetësuar banorët, ngase ne nuk do ta lëshojmë vendin tonë” ka thënë Surdulli.

Ai tha se të shtunën ka pritur në një vizitë edhe Shaban Gudën, komandant i policisë kufitare të Kosovës, si dhe Besim Kryeziun, përgjegjës komandant i vijës së gjelbër./rajonipress/