Fundamenti

KFOR-i amerikan përkrahë Sokol Halitin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Ekipin ndërlidhës të KFOR-it amerikan (LMT). Haliti i ka njoftuar për masat e ndërmarra nga ana e komunës kundër virusit Covid-19.

“Jemi duke vazhduar dezinfektimet e objekteve komunale dhe rrugëve, sidomos rrugët e fshatit Stubëll dhe Letnicë. Do të vazhdojmë edhe më tutje të harmonizojmë veprimet dhe të koordinohemi me të gjithë akterët relevantë për ta mposhtur këtë të keqe që ka goditur njerëzimin. Jemi të përkushtuar që të mbajmë në funksion të gjitha shërbimet vitale esenciale”, ka thënë Haliti.

Eco Higjiena

Ai ka falënderuar KFOR-in amerikan për interesimin dhe raportet e mira.
Eprorët nga Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan, thanë se gjithçka është si përpara sa i përket bashkëpunimit. Ata shprehën solidaritetin me qytetarët e Komunës së Vitisë në lidhje me situatën e krijuar pas paraqitjes së pandemisë.
“Ju përgëzojmë për menaxhimin e mirë të situatës të cilën po e vërejmë në terren.
Ju e keni një zemër të madhe. Kjo shihet nga aktiviteti i juaj në këtë menaxhim të situatës. Ne ishim në terren për të treguar prezencën tonë, në mënyrë që ata të shohin uniformat tona”, kanë thënë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan nga Ekipi ndërlidhës (LMT), Toger Philip Milam dhe Rreshter Deane Wirkus./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.