UBT

KFOR-i amerikan përkrah punën dhe projektet e EVSB-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), ka mbajtur takimin e radhës me KFOR-in Amerikan. Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, z.Imri Emërllahu, përfaqësuesit e KFOR-it, i falënderoj për ftesën, dhe shtoj se takimet e tilla janë gjithnjë të mirëpritura nga EVSB, e Vitisë.

Gjatë këtij takimi u biseduan tema të ndryshme, dhe u biseduan çështjet aktuale, e që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

U bisedua gjendja e pandemisë, gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë,dhe gjendja e përgjithshme e vendit, si dhe bashkëpunimi me Institucionet Komunale, dhe atë të Policisë së Kosovës.

Koordinatori i EVSB-së, përfaqësuesit e KFOR-it, i njoftoj rreth punës së EVSB-së, sfidat me të cilat ballafaqohet EVSB, identifikimin e problemeve të shumta, si dhe disa nga projektet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës (PK)Stacioni Policor në Viti.

Mobi Casa

Oficeri i KFOR-it, amerikan GUNN, me ekipin e tij, falënderoj EVSB-në, për punën e pa lodhshme që po bëjnë, gjithnjë në të mirë të qytetarëve dhe vendit.

Oficeri i KFOR-it,thotë se: Ne e vlerësojmë lart punën tuaj, dhe jemi të gatshëm çdo herë që keni diçka nevojë për ne, ne do t’ju përkrahim, sepse puna dhe vullneti i juaj janë shembulli më i mirë për të gjithë ne, dhe çdo kush duhet t’ju vlerësoj pozitivisht.

Koordinatori i EVSB-së, falënderon KFOR-in, amerikan, për përkrahjen dhe mbështetjen dhënë EVSB-së.

EVSB & KFOR-i, amerikanë, gjendjen e Sigurisë në Komunën e Vitisë, e vlerësuan të çetë dhe stabile thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.