RCCOLA

KFOR-i amerikan përkrah punën dhe aktivitetet e EVSB-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), në Viti, ka mbajtur takimin e radhës me përfaqësues të KFOR-it, Amerikan. Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, dhe u biseduan çështje aktuale, e që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

U bisedua gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, dhe gjendja e përgjithshme e vendit, bashkëpunimi me institucionet Komunale, dhe at të Policisë së Kosovës, etj.

Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, të pranishmit i njoftoj rreth punës së EVSB-së, sfidave me të cilat ballafaqohet EVSB, identifikimin e problemeve të shumta, si dhe disa nga projektet e kryera në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK), Stacioni policor në Viti.

Oficeri i KFOR-it, Emerick, me zyrtarët e tij ushtarak, falënderoj EVSB-në, për punën e tyre të pa lodhshme, që kanë bërë dhe po e bëjnë, gjithnjë në të mirë të qytetarëve dhe vendit.

Uji Dea

Oficeri Emerick, thotë së ne e vlerësojmë lart punën tuaj, sepse puna dhe vullneti i juaj janë shembull i mirë për të gjithë ne, dhe çdo kush duhet t’ju vlerësoj pozitivisht.

Koordinatori i EVSB-së, z.Imri Emërllahu, falënderon oficerin, Emerick, për përkrahjen dhe mbështetjen dhënë EVSB-së.

EVSB dhe KFOR-i, Amerikan, gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë, e vlerësuan të qetë dhe stabile./rajonipress/