Uji Dea

KFOR-i amerikan i gatshëm të ndihmojë Kamenicën me të gjitha kapacitetet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – KFOR-i Amerikan, duke falënderuar Komunën e Kamenicës për mikpritjen, u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë komunën e Kamenicës, në çdo kohë dhe situatë, me të gjitha kapacitetet që kanë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Koordinatorin e Shtabit Emergjent, Hysen Jerliu, si dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës, Brikenë Ramabaja, kanë pritur në takim Komandantin e ekipës së LMT përgjegjës për Komunën e Kamenicës, Cullen Udell, dhe zëvendëskomandantin Tony Fravel.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën në të cilën ndodhet Komuna e Kamenicës pas vërshimeve, si dhe lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

GRANDEMALL

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë takimit e njoftoi KFOR-in Amerikan lidhur me situatën aktuale në komunën e Kamenicës dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
“Gjatë takimit të sotëm, e njoftuam në detaje KFOR-in Amerikan për gjendjen e cila po mbretëron në komunën tonë. Situata e shkaktuar nga vërshimet ka sjellur dëme të mëdha, si në infrastrukturën rrugore, po ashtu edhe në objekte e prona private. Falënderoj KFOR-in Amerikan, që gjithmonë është i gatshëm të na ndihmojë me të gjitha kapacitetet e tyre. E çmojmë lartë angazhimin dhe interesimin e tyre për komunën tonë”, u shpreh Kastrati.
Edhe koordinatori i Shtabit Komunal, Hysen Jerliu, është shprehur i lumtur që KFOR-i Amerikan, po tregon gatishmëri për asistim.

Ndërsa, nga ana tjetër KFOR-i Amerikan, duke falënderuar Komunën e Kamenicës për mikpritjen, u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë komunën e Kamenicës, në çdo kohë dhe situatë, me të gjitha kapacitetet që kanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.