KF”Drita” zgjedh në krye të bordit Besim Ismailin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Numri i të pranishmëve ishte afër 40, kontribuues të kamotshëm, donator, dhe përfaqësues të tifozëve të cilët pas zgjedhjes së anëtarëve të bordit e propozuan që për Kryetar të bordit të jetë Besim Ismaili dhe nënkryetar Islam Rashiti dhe u zgjodhën pa asnjë votë kundër.

Klubi futbollistik “Drita” nga Gjilani të dielën ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku kanë zgjedhur strukturat për menaxhimin dhe organizimin e klubit.

Numri i të pranishmëve ishte afër 40, kontribuues të kamotshëm, donator, dhe përfaqësues të tifozëve të cilët pas zgjedhjes së anëtarëve të bordit e propozuan që për Kryetar të bordit të jetë Besim Ismaili dhe nënkryetar Islam Rashiti dhe u zgjodhën pa asnjë votë kundër.

Eco Higjiena

Pas zgjedhjes se bordit u propozua që për kryetar të klubit dhe nënkryetar të jenë Ramadan Bunjaku dhe Selver Xhelili , të cilët u zgjodhën pa asnjë votë kundër, kurse në ditët në vijim do të zgjidhet edhe kryesia e klubit në konsultim me bordin.

Struktura e re premtoi angazhim maksimal, gjë që nuk ka munguar as viteve që lamë pas.

“Prioriteti ynë do të jetë organizimi sa më i mirë i shkollës së futbollit, bashkëpunimet me skuadrat nga rajoni, transparenca dhe organizmi i klubit që në kampionatin e ardhshëm të jemi sa më kompakt dhe të shkojmë drejt suksesit” ka thënë Besim Ismaili./rajonipress/