FIDANISHTJA

KF ”Llapi” me fjalë të mëdha për gjilanasin: Mirë se vjen Shaban Shabani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njëri prej futbollistëve më të mirë tek Drita, sulmuesi i krahut Shaban Shabani përforcon ekipin tonë!

Skuadra jonë është përforcuar me një lojtar shumë cilësor i cili vie nga ekipi U19 i Dritës, sulmuesin e krahut Shaban Shabani me të cilin kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Sulmuesi i dy krahëve, të djathtë dhe të majtë, përforcon edhe më tepër organikën e ekipit dhe do jetë një ‘armë shtesë’ për ekipin e parë si dhe atë të juniorëve.

UBT

Shaban Shabani është i lindur më 14.07.2003 në Velekincë të Gjilanit, i gjatë 1.72 m, luan pa problem në dy krahët e sulmit. Karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit “Arbëria” nga Gjilani për të kaluar më pas tek Drita U19. Në 11 ndeshje të zhvilluara në edicionin vjeshtor me ekipin gjilanas ka realizuar 5 gola e ka asistuar edhe 6 herë për bashkëlojtarët e tij.

Vlenë të cekët se Shabani ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Ky përforcim u kërkua me ngulm nga trajneri Tahir Batatina si dhe ishte edhe vetë dëshira e madhe e futbollistit për të ardhur tek Llapi, në klubin ku u jepet mundësi gjithmonë futbollistëve të rinj dhe premtues.
Vazhdojmë…
#PërparaLlapi #Llapi1932 #krenariaeqytetit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.