KF “KIKA” reagon me komunikatë për organizimin e ndeshjes në Koretin
Derbi i Ligës së parë, në mes Bashkimit të Koretinit dhe Kikës së Hogoshtit, përpos që ka dhuruar interesim tek shikuesit ky derbi ka lënë hije të keq, pasiqë arrestohen 7 tifoz dhe sulmohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës e njëri ndër ta kishte marr lëndime serioze.
KF Kika në faqen e saj në “facebook”, lidhur me këtë ndeshje ka lëshuar një komunikatë për media, ndërsa ne po e japim të tërën pa ndërhyrje:
KOMUNIKATË PËR MEDIA;
Klubi futbollistik KF KIKA reagon ashpër ndaj organizimit të ndeshjes nga ana e klubit të Kf Bashkimit K (nëse mund të quhet ekip i cili se meriton të jetë as në Ligën e Dytë e le të bëj gara në Ligën e Parë).
KF KIKA gjithashtu dënon ashpër festimin e kryetrajnerit të Kf Bashkimit ( Emin Bajrami , të cilin nuk mund ta quajmë trajner, pasi gjestet që i ka bërë AI janë të një trajneri pa etikë i cili i provokon tifozët dhe lojtarët e KF KIKËS në mënyrën më të keqe pas realizimit të golit të dytë nga ana e tyre.
Gjithashtu Emini gjatë tërë kohës i ka ofenduar lojtarët tonë Mergim Kastrati dhe Ejup Brrutin etj..
Eminit, nuk i kanë mjaftuar festimet e një trajneri pa vlera, pastaj ka nisur t’i ofendoj tifozët në mënyra të ndryshme duke treguar se është veçse një trajner i dështuar ku në vitin e kaluar kishte deklaruar “ NËSE FC HAJVALIA BJEN NË LIGËN E DYTË, ATËHERË UNË EMIN BAJRAMI DO TA LË ZEJEN E TRAJNERIT”, ai le që nuk e ka lën zejen e trajnerit, por ka marrë guximin që ta marrë një ekip të rangut më të ulët, pasi ekipet e mëdha dhe me cilësi nuk marrin në ekipin e tyre.
Gjithashtu, POLICËT E KAMËNICËS, edhe atë kanë ardhur me një tendencë të qartë ku prej fillimit të ndeshjes kanë hyrë në mesin e tifozëve duke i bërë tifozërisë ULTRAS LUANËVE, duke I thënë rrini 10 metra largë telave apo rrethojave.
Tifozëria e KF KIKËS ka qëndruar në ARA, pasi organizimi i dobët nga një ekip e dobët siç është Kf Bashkimi të cilët nuk janë mësuar më këso lloj ndeshjes, për inate përsonale e kanë dërguar tifozerinë tonë në ARA.
Prandaj, dënojm ashpër QËLLIMET DASHAKEQE të Policisë së Kosovës dhe të gjithë Kf Bashkimit, gjithashtu denojmë ashpër edhe provokimet të një trajneri amater siç është Emin Bajrami..
Me respekt; KF KIKA


