Fundamenti

KF “Kaolini” shpëtimtar i brezit kufitar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të rralla janë skuadrat sportive t`ju mbijetojnë baticave e zbaticave gjatë ekzistencës së tyre, një fat të tillë e ka edhe KF Kaolini nga Karaqeva e Kamenicës e cila që nga themelimi i saj në vitin 1979 e gjerë më tani asnjëherë nuk ju dorëzua sfidave të cilët i paraprinë këtij mjedisi shembullor futbollistik. Themeluesit e këtij mjedisi futbollistik tani e 27 vite më parë ishin doajenët e këtij fshati Sabri Kastrati, Rexhep Fazliu, te ndjer dhe Agim Kastrati e Ramiz Keka.

Këta dashamir të sportit e në veçanti të futbollit shumë herët kishin paraparë që fshati i tyre të krenohet me të rinjtë e saj në lëminë e futbollit.

Nga ky mjedis futbollistik kanë dalur shumë emra të futbollit e njëri ndër ta është edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani i cili në asnjë moment nuk e harron vendlindjen e tij dhe bashkëkombësit e tij.

Edhe pse fshati ndahet në dy pjesë në atë Karaqeva e Epërme dhe ajo e Poshtme e cila numëron rreth 5 mijë banor gjithmonë i kanë dalur në ndihmë KF Kaolinit me të vetmin qëllim që të rinjtë e fshatit të kenë mundësi ti zhvillojnë garat futbollistike nën ombrellën e FFK-së.

Njëri ndër më meritorët është edhe kryetari i KF Kaolini Agim Kastrati i cili tani e 13 vite është afër kësaj skuadre duke mos e lënë në asnjë moment që të shuhet. “Lirisht mund të them se KF Kaolini është një skuadër i cili ka shpëtuar boshatisjen e këtij brezi kufitar, ne jemi ura dhe rojet e këtyre pjesëve të Kosovës rreth skuadrës sonë rinia e fshatit ruan traditën e të parëve tanë një ashtu pikërisht KF Kaolini po mbron brezin kufitar duke
mos lejuar shpërnguljen e popullatës sonë,” tregon Agim Kastrati.

UBT

Edhe pse kjo skuadër funksionon me mjaftë vështirësi gjithmonë para shuarjes së saj popullata i ka dalë në ndihmë. “Ne jemi skuadër vullnetare, kur luan Kaolini në fshatin tonë ka festë ne kultivojmë frymën sportive dhe nëpërmjet skuadrës sonë ne japim mesazhe pozitive sportit Kosovar banorët e fshatit gjithmonë e kanë mbajtur gjallë këtë mese posaçërisht ata të perëndimit,” thotë me krenari Kastrati.

Një ndihmë të tillë e ka bërë edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani. “Ermiri ky djalë me zemër të madhe së fundmi na ka ndihmuar me mjete financiare dhe rekuizita sportive duke na lehtësuar punën tonë, por shtyllë e skuadrës sonë është edhe Basri Lenjani i cili gjithmonë i ka qëndruar besnik këtij mesi futbollistik,” bënë të ditur për rajonipress Kastrati.

KF Kaolini në mesin e sajë ka 32 futbollist kryesisht të rinjë ndërsa mosha mesatare e kësaj skuadre është 21 vjeç.

“Për nderë të themeluesve të kësaj skuadre stadiumi ynë ka emrin Sabri Kastrati e Rexhep Fazliu skuadra jonë bën pjesë në Ligën e Dytë grupi B, kemi një mjedis shembullor me talent të mirë të futbollit primare për skuadrën tonë është të tregojmë futboll dhe kulturë sportive në qoftëse na jepet rasti për kreun e tabelës do ta shfrytëzojmë maksimalisht, por për ne është shumë primare që çështja me brezin kufitar të na zgjidhet sa më shpejt, këtë e meriton kjo popullatë dhe ky mjedis sportiv e në veçanti vet shteti i Kosovës,” thekson kryetari i KF Kaolini Agim Kastrati./rajonipress/