Eko Higjiena

KF Gjilani: Kërkesë për kthimin e donatorëve në futboll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bordi i Klubit Futbollistik “Gjilani”, në mbledhjen e mbajtur ditën e hënë, e ka vlerësuar si “kamoflazh” dënimin e gjyqtarit Fatmir Tahiri, ndërkohë që, sipas tyre, dëmi që është bërë ndaj skuadrës së Gjilanit assesi nuk mund të kompensohet.

KF Gjilani thotë se është e pakuptimtë se si mund të futet në short një gjyqtar që është dënuar gjatë kampionatit disa herë e ndërkohë në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës ishte notuar me notën 1, “të luajë me ndjenjat e një qyteti të tërë, me parat e donatorëve të klubit e me gjithë shikuesit e shumtë”.

“Arsyeja e largimit nga referimi i këtij gjyqtari veç se e qartëson dëmin që i është bërë skuadrës së Gjilanit, ndaj edhe ndeshja duhet të përsëritur për arsye se ishte ky gjyqtar që ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes (me Feronikelin) dhe në përcaktimin se cila skuadër do të garojë për sezonin tjetër në elitë”, thuhet në reagimin e KF Gjilani.

United Hospital

Klubi Futbollistik “Gjilani” thotë më tej se nuk do të lejojnë që për shkak të një njeriu të ‘digjen’ gjitha fondet e klubit, “prandaj kërkojmë nga Organet Kompetente të Federatës së Futbollit të ndërmarrë masat e duhura pasi përndryshe do të jetë e vështirë t’i kthejmë donatorët sërish në futboll”.

“Nuk kanë pse të investojnë kur ua mohojnë punën, e mbi të gjitha të hollat që po i investojnë pa asnjë përfitim. Andaj përsëritja e ndeshjes do të jep një tjetër mundësi që të përmirësohen ato gabime tendencioze nga gjyqtari Tahiri dhe të shpëtojë donatorët nga mos largimi i futbollit në Kosovë që edhe ashtu dita e ditës po largohen nga këto padrejtësi që po u bëhen”, thuhet në fund të këtij reagimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.