ARKATANA

KF Drita suspendon Ismet Munishin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Pas skandalit të një video në rrjetet sociale, kryesia e KF Dritës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar trajnerin e saj Ismet Munishin deri në zbardhjen e rastit.

Në reagimin e KF Dritës ndër të tjera thuhet:

ARKATANA

Kryesia e Klubit “FC Drita” ka zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme ku pika kryesore e diskutimit ishte një video e publikuar në rrjetet sociale, ku i përfshirë është trajneri i skuadrës tonë Ismet Munishi.

Duke pasur parasysh reputacionin që ka klubi “Drita”, traditën e futbollit të kultivuar me sakrifica të mëdha nga njerëzit e qytetit të futbollit, mundin dhe investimet e shumta me dekada për t’a avancuar futbollin kosovarë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe pa kërkuar zbardhjen e rastit.
Duke i analizuar mirë rrethanat, Kryesia e Klubit merr vendim :
1. Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë)
* ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe )
2. Kërkojmë urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës që të zëvendësoj treshen e gjyqtarëve të planifikuar për referim në ndeshjen FC Drita vs FC Prishtina.
Të gjithë dashamirët e futbollit dhe përcjellësit e Superligës së Kosovës janë dëshmitar që gjyqtari në fjalë ka qenë i akuzuar disa herë për referim të dobët.
Të gjendur në rrethana të tilla kërkojmë urgjentisht zbardhjen e rastit dhe të gjithë akterët e përfshirë t’a marrin dënimin e merituar.
Kryesia e Klubit “FC Drita” distancohet nga veprimet të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e funksionimit të garave sportive në Kosovë.
Investimet e panumërta në klubin “FC Drita” shërbejnë për rritjen e cilësisë së futbollit, përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe kultivimin e futbollit për t’i mundësuar gjeneratave të reja të merren me futboll.
Ngjarjet e fundit në Superligën e Kosovës prishin imazhin, dëmtojnë rënd futbollin dhe demotivojnë investitorët që japin gjithçka dhe nuk përfitojnë asgjë nga ky investim.
Është momenti i fundit që FFK-ja të veproj konkretisht në parandalimin e dukurive negative.
Nëse nuk merren masat e duhura, zhvillimi i kampionatit në këtë mënyrë nuk ka asnjë kuptim !/sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.