HW

KF “Dardana” kërkon fitore në derbi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Loja e futbollit nuk njeh kufi pa marrë parasysh se në cilin nivel të garave bëjnë skuadrat futbollistike.
Të ënjtën në Komunën e Dardanës ish Kamenica, zhvillohet derbi i stinorit në mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës e vlefshme për titull të kampionit në Ligën e II Grupi B.

Në fshatin Koretin të Dardanës dita e enjte do të jetë ditë futbollistike, ku i madh e i vogël do ta mësyn stadiumin e fshatit për të përcjellur derbin e stinorit futbollistik.

Skuadra e Bashkimit është lidere në tabelën e klasifikimit me 53 pikë ndërsa Dardana në pozitën e dytë me tri më pak 50 pikë.

Siç dihet prej shumë kohësh, këto dy skuadra kanë rivalitet tejet të madh pa marrë parasysh renditjen e tyre në tabelë.

Lirisht mund të theksohet se KF Dardana e cila për dy vite kishte pushuar aktivitetin e tyre futbollistik, ata në këtë vit përpos që u riaktivizuan me struktura profesionale në klub kanë arritur të jenë pretendent kryesor për titull të kampionit, i cili i dërgon drejtpërdrejt në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Mobi Casa

Në radhët e Dardanës janë mobilizuar si asnjëherë më parë që në këtë derbi të dalin fitues ku sipas tyre do të siguronin pozitën e parë, për këtë gjë është mjaft optimist edhe vet kryetari i klubit, Jakup Berisha.
“Ne për këtë ndeshje jemi të përgatitur maksimalisht, ne nuk lakmojmë në asnjë skuadër të Superligës ne kemi tifozët tanë të flakët të cilët çdo ditë e më tepër po i bashkëngjitet klubit tonë, sipas neve ne do të zhvillojmë këtë derbi me shpresë se do të ngadhnjejm dhe për këtë jam i bindur dhe besoj në futbollistët e mijë”.

Alfa Omega e Dardanëve padyshim është Sekretari i Klubit, Agim Kastrati, i cili me punën e tij të palodhshme ka arritur së bashku me strukturat e klubit ta riorganizon klubin dhe ta kthej në binarët e duhur.
“Befasia më e këndshme në futbollin e Kosovës është skuadra e Dardanës, pas pauzimit dy vjeçar jemi rikthyer në mënyrë triumfale e gjithë kjo është meritë e të rinjëve të Dardanës, tani jemi në vlugun më të madh të garave ndërsa për derbin ndaj Bashkimit të Koretinit kemi arritur të mobilizohemi si kryesi, tifozë e futbollistë, ne besojmë në aftësitë tona dhe me padurim presim këtë derbi të qytetit të Dardanës, do të jetë një spektakël futbollistik ndërsa ne do t’ia arrijmë qëllimin final”.

Sulmuesit e Dardanës janë më efikasit në futbollin e Kosovës ata gjerë më tani kanë shënuar 79 gola duke pranuar 21, ndërsa në radhët e Bashkimit në nivel të kënaqshëm është mbrojtja e cila ka pranuar vetëm 9 gola ndërsa sulmuesit kanë qenë efikas me 58 gola.

Se kush do të fitoj betejën sulmuesit apo mbrojtja mbetet të shihet të Enjten, por një gjë është e sigurt se na pret një derbi jashtëzakonisht i zjarrtë./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.