Këto ushqime zbutin alergjitë pranverore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Shkaku i ndryshimeve klimatike, nga sezoni në sezon alergjitë po bëhen gjithnjë e më të këqija. Niveli i lartë i dyoksidit të karbonit në ajër ka krijuar numër të madh të grimcave në ajër, që shkaktojnë reaksione të ndryshme, madje edhe tek ata persona, që kurrë nuk kanë pasur probleme me alergjitë.

Brokoli

Brokoli është burim i mirë për vitamina C, që zbut simptomat e alergjive. Studimet kanë treguar se 500 miligramë vitamina C në ditë mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të alergjive, e në një grusht brokol hasim 80 miligramë vitamina C.

Çokollata

Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i moderuar i çokollatës ka ndikim pozitiv në punën e përgjithshme të organizmit. Studimi i fundit ka bërë me dije se çokollata mund të zbutë simptomat e alergjive. Çokollatën ta konsumoni me pakicë, ndërsa që përmbajnë së paku 70 për qind kakao.

Agrumet
Për të konsumuar 500 miligramë vitamina C, shtoni konsumimin e agrumeve (portokaj, grejpfrut, limon dhe lime). Një portokall i madh përmban rreth 100 miligramë vitamina C, ndërsa që 1/2 e grejpfrutit përmban rreth 60 miligramë vitamina C.

Lakra jeshile

Lakra jeshile është një nga ushqimet më të shëndetshme. I takon familjes së lakrave dhe është burim i mirë për fitokemikate, substancë që rregullon punën e sistemit imun dhe zbut simptomat e alergjive.
Hudhra dhe qepa

Mobi Casa

Këto ushqime janë burim i mirë për kuercetinë, substancë që ka ndikim antihistamik. Pos se në hudhër dhe në qepë, këtë substancë e hasim edhe në mollë. Te mollët telash përbën sasia e madhe e pesticideve.

Majdanozi

Majdanozi ka ndikim antihistamk dhe diuretik, ndërsa që është e lehtë ta përfshini në menynë e përditshme të ushqimit. Shkëlqyeshëm përshtatet me shumicën e ushqimeve dhe mund të përdoret në përgatitjen e llojeve të ndryshme të gjellëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ananasi

Ananasi është burim i shkëlqyeshëm për bromelainë, enzimë, që ka efekt kundër inflamacioneve dhe zbut simptomat e alergjive. Studimet e fundit kanë treguar se kjo enzimë mund ta përmirësojë gjendjen e fytit të infektuar, si dhe simptomat e astmës.

Hithrat

Hithrat kanë ndikim të fortë kundër inflamacioneve. Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme, e sugjerohet ta merrni në formë të çajit dhe të suplementeve. Nëse vuani nga disa sëmundje apo merrni ilaçe, para se të filloni me hithrat, këshilloni mjekun, sepse mund të ketë ndërveprim me disa ilaçe.

(Kosova Sot)