HW

Këto ushqime vjeshtore duhet t’i keni në tryezë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me ardhjen e temperaturave të freskëta vjen deri te shtimi i oreksit, kështu që është e vështirë të mendohet se vjeshta ndihmon në humbjen në peshë. Por, dukja mashtron, sepse ekzistojnë shumë ushqime vjeshtore që ndihmojnë të mbeteni vital.

KUNGULLI Besoni apo jo, përbërësi kryesor i pites vjeshtore është një nga burimet më të mira për betakarotenoide, që mund të luajnë rol të rëndësishëm në sindromën metabolike. Fakt tjetër është se kungulli përmban pak kalori.

MOLLËT Mollët, pos se kanë sheqerna natyrale, ju sigurojnë edhe 20 për qind të nevojave ditore me fibra. Disa prej tyre vijnë në formën e fibrave të tretshme duke e parandaluar dëshirën për ëmbëlsira. Po ashtu, mollët ndihmojnë në punën e baktereve të shëndetshme, e kanë rol në ruajtjen e peshës vitale.

Mobi Casa

KANELLA Lirisht shtoni një lugë kanellë në flluskat e mëngjesit, “smoothie” apo në perimet me rrënjë para se t’i piqni. Kanella në praktikë është shija mbrojtëse e vjeshtës, e sa më shumë ta konsumoni aq më pak shfaqet dëshira për keksë dhe ëmbëlsira.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.