UBT

Këto ushqime ulin në mënyrë natyrale tensionin e gjakut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Tensioni i gjakut është një problem shëndetësor shumë i përhapur dhe për të mbajtur nën kontroll atë shumica prej tyre u drejtohen farmacive.Dhe jo se kjo nuk është një mundësi e mirë por ushqimet natyrale të cilat gjenden në tryezën tonë mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm pa e ngarkuar trupin me elemente të tjera toksike.

Në listën më poshtë ju njohim me ushqimet natyrale të rekomanduara dhe vërtetuara për rolin e rëndësishëm që kanë në mbajtjen në kontroll tensionin e gjakut.

Fasulet e bardha –Vetëm një filxhan fasulesh të bardha përmban 13% kalcium, 30% magnez dhe 24% kalium, kjo në lidhje me sasinë e nevojshme ditore që trupi ynë ka për këto lëndë. Theksojmë se fasulet e bardha janë shumë të këshillueshme për personat vegjetarianë dhe këshillohet që ato të gatuhen në temperaturë të ulët.

Fileto e mishit të derrit – 100 gramë fileto mish derri i siguron trupit tonë 15% kalium dhe 6% magnez, kjo si pjesë e sasisë ditore të nevojshme të trupit.

Kosi pa yndyrë – Një filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në mëngjes.

Kivi – Një kivi i siguron trupit 2% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit. Theksojmë se kivi është shumë i pasur në vitaminë C, më i pasur madje edhe se portokalli.

Mobi Casa

Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium. Një mundësi e mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.

Bananet – Edhe fruti i bananes është i pasur në kalcium, magnez dhe kalium, dhe është një ushqim ideal nëse keni tension të lartë të gjakut.

Speci i kuq – Edhe speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura, është shumë i pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang tharjen e tyre.

Brokoli – Përveçse ndihmon në neutralizimin e tensionit të gjakut, vlerat ushqyese të brokolit janë të jashtëzakonshme, ai njihet edhe si një luftues i qelizave kancerogjene. Brokoli mund të ruhet edhe në ngrirje dhe mund të konsumohet ditë më vonë pasi nuk i humb vlerat e tij ushqyese.

Patatja e ëmbël – Është shumë e pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Sasia e këtyre elementeve që gjenden te patatja e ëmbël është më e madhe nëse ajo gatuhet me lëkurë. Ajo mund të përdorët jo vetëm në përgatitjen e gjellëve të ndryshme, por edhe në përgatitjen e lëngjeve shumë të shëndetshëm.

Avokadoja – E furnizon trupin me 1% të sasisë së kalciumit, 5% të sasisë së magnezit dhe 10% të sasisë së kaliumit për të cilën trupi i njeriut ka nevojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.