RCCOLA

Këto ushqime nuk prishen kurrë – ja lista

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Edhe pse mund të duket e çuditshme, ka disa produkte ushqimore që nuk skadojnë kurrë. Kemi gjetur së paku gjashtë të tillë, që mund të blihen pa kontrolluar datën e skadencës.

E para është kripa: nëse në enën e saj vëmë dhe disa kokrra oriz, do qëndrojë shumë e shumë kohë pa u bërë e lagësht.

Po kështu edhe mielli i misrit: por duhet të ruhet në një vend të thatë dhe në një enë të mbyllur mirë.

Mobi Casa

Edhe pijet alkoolike nuk kanë datë skadence. Ndaj mos kini frikë që shishja e konjakut të shtrenjtë që hapni një mbrëmje kur vjen një mysafir mund të mos presë të tjerë miq: mjafton që shishet e alkoolit t’i mbani larg dritës së diellit dhe ato nuk i gjen asgjë.

Kafeja e çastit dhe shurupi i panjës mund të rezistojnë për vite me radhë nëse i fusni në ngrirje.

Dhe në fund mjalti: nëse ndodh që të kristalizohet futeni në banjëmari për disa minuta dhe do bëhet si i sapoblerë.Tani nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i provoni.