Këto ushqime nuk janë edhe aq të shëndetshme

Disa ushqime janë konsideruar të jenë shumë të shëndetshme, të tilla si, sallata e gjelbër, lakra e gjelbër dhe brokoli.
Por studimet tregojnë se në fakt këto ushqime kanë të fshehura sekretet e errëta që dëmtojnë shëndetin tonë. Përveç kësaj, zakone të caktuara të të ushqyerit janë gjithashtu në masë të madhe të dëmshme për shëndetin, transmeton “Zeri.info”.
Brokoli dhe lakra e gjelbër
Edhe pse brokoli dhe lakra e gjelbër janë ndër perimet më të shëndetshme, kryesisht për shkak të antioksidantëve të duhur që ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit, duhet të jeni të kujdesshëm lidhur me sasinë e tyre. Gjegjësisht, sipas shkencëtarëve dhe dietologëve, perimet e tilla si, lakra e gjelbër dhe brokoli, në sasi të mëdha mund të shkaktojnë pasoja negative të tilla si, hipotireozën, një gjendje ku gjëndrat tiroide nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme.
Sallata
Sallata e pastruar, e copëtuar dhe e paketuar në një qese që është menjëherë e gatshëm për t’u shërbyer, në fakt është e rrezikshme dhe shpesh nuk është edhe aq e shëndetshme sa ne mendojmë. Konsiderohet se sallata e gjelbër ka shumë gjasa që të shkaktojë sëmundje të lidhura me ushqimin, kryesisht për shkak se perimet janë rritur direkt në terren, kurse disa nga mikrobet patogjene, në fakt, mund të mbyten vetëm me ngrohje, pasi shpëlarja me ujë nuk ka asnjë efekt. Disa lloje të baktereve të gjetura në qese të sallatës janë pothuajse të pa asgjësuara.
Limoni me ujë
Një fetë limoni mund të freskojë ujin e thjeshtë, por ajo që ndoshta kurrë nuk ju ka rënë ndër mend është fakti që me vendosjen e një fete limoni në një gotë me ujë ose në lëng, në të vërtetë keni vendosur në pije edhe një numër të pabesueshëm të baktereve që në fund të fundit i pini. Të dhënat tregojnë se 70 për qind e limonit është e mbuluar nga mikrobet.
Vitaminat: B1, C, E
Proteinat: 2.8 g
Mineralet: magnez, kalcium