ARKATANA

Këto ushqime ndikojnë në funksionimin normal të trurit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për një funksionim normal të trurit dhe për ta mbajtur atë të freskët, ndërkohë që vitet kalojnë dhe t’i plakesh, sugjerohet të konsumohen këto ushqime me vlera të larta ushqyese, transmeton Gazeta “Zëri”.

Vaji i ullirit

Spërkasni sallatën tuaj me vaj ulliri ose e përdorni atë edhe për të gatuar, sepse ai do t’ju ndihmojë për ta ruajtur të shëndetshëm trurin tuaj dhe të funksionojë normalisht deri kur të plakeni. Një studim ka zbuluar se yndyrat e ngopura të gjetura te vaji i ullirit mund t’i përmirësojnë aftësitë e përgjithshme njohëse dhe të forcojnë memorien. Mundohuni të gjeni vaj ulliri të virgjër, pasi posedon vlera ushqyese më të larta.

Avokadot

Uji Dea

Ashtu si vaj i ullirit, avokadot përmbajnë yndyra të ngopura, të cilat ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru, duke ulur presionin e tij. Hipertensioni (tensioni i lartë) i gjakut është vërtetuar se është i rrezikshëm, ndaj avokadoja sugjerohet të konsumohet për të shmangur këtë problem që lidhet me mungesën e energjisë në tru. Nuk ka rëndësi nëse avokadot i konsumoni të freskëta ose të gatuara, pasi efekti është i plotë në të dyja rastet.

Arrat

Arrat, të cilat përmbajnë fibra dhe proteina të pasura, kanë edhe omega 3, të cilat nuk gjenden te produktet e tjera. Arra është e pasur me vitaminën E, që mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë trurin të thithë oksigjen normalisht dhe të punojë me efektivitet. Natyrisht se nuk duhet tepruar me sasinë e arrave, pasi mjaftojnë 5 copë në ditë për t’i arritur efektet e dëshiruara./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.