FIDANISHTJA

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës.

Më poshtë kemi listuar disa nga ushqimet që është mirë të shmangni kur jeni në plazh.

Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos kur temperaturat janë të larta.

Ushqime me majonezë: Sallatat apo ushqimet me majonezë, janë të pasigurta për t’u konsumuar jashtë frigoriferit, pasi bakteret mund të zhvillohen shpejt në to.

GRANDEMALL

Fruta të prera paraprakisht: Frutat e prera, si shalqiri ose ananasi, mund të zhvillojnë baktere dhe të tërheqin insekte. Është më mirë të mos i prisni deri në momentin e konsumimit.

Pije që duhet të evitoni: Pijet alkoolike shkaktojnë dehidrim dhe mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e niveleve të duhura të energjisë. Pijet me gaz dhe ato me sheqer të lartë mund të shkaktojnë fryrje dhe të mos ju hidratojnë siç duhet. Zgjidhni ujë të thjeshtë ose çaj të ftohtë pa sheqer.

Ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura dhe të pasura me yndyrna mund të shkaktojnë ndjesi të rëndesës dhe të ngadalësojnë tretjen, duke e bërë ditën tuaj në plazh më të pakëndshme.

Ushqime me shumë kripë: Përmbajtja e lartë e kripës mund të shkaktojë dehidrim dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj diellit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.