ARKATANA

Këto ushqime mbrojnë zemrën tuaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

A keni menduar ndonjëherë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është në dorën tuaj?

Ushqimet dhe lëngjet e konsumuara nxisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe konsumoni ushqimet e mëposhtme do ta minimizoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton “Zeri.info”.

Hani perime

Dy nga studimet më të mira kanë treguar se si ndikon ushqyerja dhe stili i jetesës në sëmundjet kronike.

Personat të cilët konsumojë 8 ose më shumë porcione me perime në ditë rrezikohen më pak nga infarkti se ata që nuk i konsumojnë. Për këtë arsye duhet t’i konsumoni të paktën 5 porcione me fruta dhe me perime në ditë.

Çaji

Nuk ka rëndësi çaj i gjelbër apo i zi, të gjitha llojet e çajit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe të triglicerideve, ekuilibrojnë sheqerin dhe përmirësojnë infeksionet.

Uji Dea

Mishi

Heqja dorë nga produktet e mishit do të ishte një ndryshim rrënjësor, por i vështirë. Të paktën qëndroni larg nga produktet e përpunuara si sallami, salsiçet apo suxhuku, përcjell “Zeri.info”.

Studiues nga universiteti i Harvardit pohojnë se konsumimi i 50 gramëve produkte të përpunuara mishi në javë rrit me 42% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

LEXO EDHE: Kërpudhat, majdanozi dhe selino, ato që i nevojiten organizmit

Krahas kësaj, mundohuni të konsumoni mish të freskët pa hormone, antibiotikë apo lëndë të tjera shtesë. E rëndësishme është që mishi i kafshës që konsumoni të jetë mish i një kafshe që është ushqyer në lëndina.

Peshku

Peshqit si sardelet, salmoni apo levreku janë miq të zemrës sepse janë të pasur me acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore minimizojnë infeksionin, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe nivelin e triglicerideve. Krahas kësaj, në këta lloj peshqish ka më pak toksina. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.