Këto ushqime luftojnë pagjumësinë

Doktorët i thyejnë besëtytnitë: Ndryshimi i motit nuk ndikon në dhimbjen e nyejve. Pagjumësia mund të shërohet nëpërmjet rrugëve natyrale pa përdorur asnjë lloj tablete. Qumështi dhe mjalti është një ilaç hyjnor kundër pagjumësisë.
Një gotë qumësht e nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri më së miri do të ishte që të hani disa ushqime të cilat janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli apo farëra, të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli, tune dhe jogurt, transmeton “Zeri.info”.
Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë kohës së fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.
Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.
Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, pra ndryshimi i kombinimit të ushqimit te shujta e fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit.
Borziloku dhe sherbela ndikojnë krejtësisht ndryshe nga mëlmesa tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues. /ZËRI/