Fundamenti

Këto ushqime ju ndalojnë dhimbjen e kokës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shumë njerëz mund të jenë ende me dhimbje koke për shkak të festimeve të “çmendura” të Vitit të Ri.

Por nuk është më nevoja të vraposh në farmaci për të blerë paracetamolë apo qetësues të tjerë. Zgjidhja gjendet në kuzhinë, ku janë disa ushqime që ju ndalojnë dhimbjet e kokës.

Kastraveca turshi: Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet.

Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitaminq K, kalium, kalcium dhe magnez.

Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastraveca turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.

Peshk ton: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shume të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes, kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

Uji Dea

Banane: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni.

Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes.

Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

Fasule: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes.

Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.