FITORJA

Këto ushqime ju dhurojnë proteinat më të shëndetshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Proteinat janë kyçe për t’ju mbajtur të ngopur,për ndërtimin e muskujve dhe humbjen e kilogramëve.Por,sipas raportit të publikuar në “Applied Physiology,Nutrition and Metabolism”,nuk është me rëndësi sa proteina hani,por të rëndësishme janë edhe ushqimet prej të cilave ato proteina i merrni.

VEZËT

Jo vetëm për faktin se secila vezë përmban 6 gr proteina, por këto janë proteinat më të rëndësishme. Vezët janë në majën e “vlerave biologjike”. Janë të pasura me kalium, si dhe me vitamina B-12 dhe D, që janë të rëndësishme për nivelin e energjisë dhe ruajtjen e qelizave në organizëm

DJATHI NGA QUMËSHTI I LOPËS

Përmban 25 gr proteina dhe 18 për qind kalcium në një gotë, e kjo mjafton për t’i përmbushur nevojat ditore të organizmit. Është i pasur me kazeinë, proteinën që tretet shumë ngadalë, e cila gjithsesi se do ta zgjatë ndjenjën e të qenët të ngopur.

PESHKU

Ka pak kalori dhe vlera të larta ushqyese. Peshku është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega 3, që janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe stabilizimin e disponimit. Kujdeset edhe për funksionimin e trurit, që është vërtetuar me studimin e vitit 2014.

Hidromorava

BISHTAJORET

Janë të pasura me proteina që janë të dobishme për zemër dhe fibra. Pos kësaj, janë burim i mirë për vitamina B. Shtojeni në menynë tuaj sojën, fasulen dhe bizelen. Madje, edhe bizelet përmbajnë 8 gr proteina për një porcion.

JOGURTI GREK

I përsosur për kafjall, si ushqim i grimcuar apo ta shtoni në secilën gjellë. Jogurti i zakonshëm pa yndyrë përmban 17 gr proteina në një porcion. Shmangni jogurtin me pemë, pasi që përmban sheqer.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Lakra jeshile, spinaqi, lakra dhe perimet tjera me gjethe të gjelbër janë përplot me proteina. Edhe pse gjithçka e ‘gjelbër’ nuk përmban të gjitha aminoacidet për të cilat keni nevojë, kombinoni ato me fasule dhe bishtajore, do të fitoni një shujtë që përmban nëntë aminoacidet e nevojshme esenciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.