FIDANISHTJA

Këto ushqime frenojnë oreksin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Të gjithë ëndërrojnë që të mundin të hanë çdo gjë kur të duan dhe të mos shtojnë peshë, por kjo nuk është e lehtë. Pjesës më të madhe të njerëzve u duhet të mbajnë dieta të përpikta për të qenë në formë. Në fakt ka një zgjidhje tjetër. E dini se edhe duke ngrënë disa ushqime të shijshme mund të mos shëndosheni? Ju duhet thjesht të zgjidhni produktet e duhura, shkruan Gazeta “Zëri”.

Peshku i kuq

Ai përmban shumë proteina dhe omega 3. Kombinimi i të gjithave përveçse të mban të shëndetshëm shmang edhe shëndoshjen, pakëson urinë, ul rrezikun për diabet dhe shmang sëmundjet e zemrës.

Vezët

Falë proteinave edhe vezët nxitin ndjesinë e ngopjes. Besoj e keni vënë re si ndiheni kur i konsumoni sidomos të ziera.

Specat djegës

Capsaicina është ajo që pakëson urinë dhe tret dhjamin.

Spinaqi

Ai përmban thylacoide që rrit nivelin e hormonit leptin. Ky hormon rregullon shpërndarjen e energjisë dhe kontrollon ndjesinë e urisë. 100 gramë spinaq në ditë është i mjaftueshëm për të mbajtur një trup më elegant, shkruan më tutje “Zëri”.

Çaji jeshil

Ai përmban dy elementë që favorizojnë humbjen në peshë: kafeinën dhe catechin. E para tret yndyrat dhe ndal urinë dhe e dyta rrit metabolizmin dhe ndihmon mosgrumbullimin e dhjamit.

UBT

Thjerrëzat

Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmbajnë acid folik, hekur, kalium, thiamine dhe magnez. Thjerrëzat gjithashtu janë të pasura me proteina që pakësojnë urinë.

Kosi natyral

Ky kos përmban shumë proteina që të ndihmojnë të ndihesh i ngopur për një kohë më të gjatë. Ai përmban gjithashtu bakterin probiotik, që ndihmon tretjen. Kosi pa yndyrë përmban sheqer, prandaj më mirë të shmanget.

Vitaminat: A, B, C, D, E
Proteinat: 1.7
Mineralet: Hekur, magnez, selen

1. Thjerrëzat

Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmbajnë acid folik, hekur, kalium, thiamine dhe magnez. Thjerrëzat gjithashtu janë të pasura me proteina, që pakësojnë urinë.

2. Peshku

Ai përmban shumë proteina dhe omega 3. Kombinimi i të gjithave përveçse të mban të shëndetshëm shmang edhe shëndoshjen, pakëson urinë, ul rrezikun për diabet dhe shmang sëmundjet e zemrës.

3. Vezët

Falë proteinave edhe vezët nxitin ndjesinë e ngopjes. Besoj e keni vënë re si ndiheni kur i konsumoni sidomos të ziera. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.