UBT

Këto ushqime e pastrojnë gjakun

/ 2 minuta lexim

Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave.

Nëse dëshironi ta pastroni gjakun tuaj dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme t’i përfshini ushqimet që vijojnë në listën e mëposhtme. Konsumimi i këtyre ushqimeve, përveç që do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, do të ndikoj edhe në pastrimin e gjakut tuaj nga toksina të ndryshme.

Hudhra: Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzime për detoksifikim të cilat i largojnë toksinat nga gjaku, shkruan ‘Zeri’.

UBT

Panxhari: Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë për eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Majdanozi: Majdanozi ndikon si diuretik i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.
Karota: Karotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi./zeri/