Eko Higjiena

Këto super-ushqime ju forcojnë, por edhe ju zbukurojnë gjatë dimrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dëshironi që gjatë periudhës së ftohjeve dhe të gripit ta forconi imunitet, atëherë më së miri do të ishte të filloni nga kafjalli dhe çdo ditë në meny të përfshini këto ushqime, sa të shijshme po aq të shëndetshme.

XHENXHEFILI

Nëse ndjeni se ftohja po ju pushton, organizmin forcojeni me xhenxhefil, i cili në mënyrë të suksesshme zbut simptomat e ftohjes dhe pastron organet e frymëmarrjes. Mes të tjerash, xhenxhefili përmirëson edhe shëndetin e tretjes dhe relakson traktin e zorrëve. Hidhni në ujë të vluar disa rriska xhenxhefil të freskët dhe kënaquni me lëngun e shëndetshëm.

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë përplot me vitamina, aminoacide dhe minerale, përfshirë zinkun. Zinku ndikon pozitivisht në sistemin imun në formë të antioksiduesve dhe zvogëlojnë dëmtimin e membranës nga radikalët e lirë. Farat mund t’i hani të vetme, por janë të shijshme nëse i përzieni me jogurt ose me flluska

PANXHARI

Gotës me lëng portokalli që e pini në mëngjes shtojani pak panxhar të zier, por para se ta pini, duhet ta përzieni. Panxhari është përplot me antioksidues dhe magnez, minerale që ndihmon funksionimin e muskujve dhe nervave. Vitamina B ndihmon edhe shtatzënat.

UBT

LIMONI

Pos se është përplot me vitaminën C, limoni parandalon bakteret që shkaktojnë viruse dhe ftohje. Më së miri do të ishte që limonin ta përdornin në vend të kripës apo sheqerit, që mund ta dobësojnë sistemin tuaj imun.

BORONICAT

Nuk është çudi pse këto fruta mali quhen dhe superushqim, sepse kanë më shumë antioksidues se secili lloj i pemëve dhe perimeve. Boronicat njëkohësisht radhiten më së larti me më së shumti anticianinë, antioksidues që parandalon kancerin, janë burim i hatashëm për vitaminën C, mangan dhe fibra.

VEZËT

Vezët janë përplot me selen, mineral i fortë ky që kujdeset që sistemi imun të mbetet i shëndetshëm. Studimet e fundit tregojnë se vezët nuk janë të dëmshme për shëndetin e zemrës, siç ishte menduar deri më tani. Proteinat në të bardhat e vezës kanë nivel të ulët të yndyrave të ngopura.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.