Uji Dea

Këto sëmundje pa simptoma janë fatale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa sëmundje vërehen lehtë, por disa zhvillohen ngadalë e njerëzit nuk u vërejnë deri kur të jetë tepër vonë.Për këtë arsye duhet bërë kontrollime të rregullta dhe ta njoftoni mjekun për ndryshimet e vogla që ndjeni.

Nivelet e ulëta të vitaminës D

Edhe pse ndoshta nuk do të vëreni se po ndodh diçka e rrezikshme, nëse nivelin e vitaminës D për një kohë të gjatë e keni nën 30 ng/ml, kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Diabeti i llojit 2

Diabeti zakonisht paraqitet gradualisht, sepse ngadalësohet prodhimi i insulinës.“Mund ta keni diabetin për vite të tëra e të mos e dini”, thotë Dr. Melina Yampolis, interniste dhe autore e librit ‘The Calendar Diet’. Diabeti mund t’i dëmtojë sytë, zemrën, veshkat de skajet nervore. Rekomandohet testi A1C, i cili mat nivelin mesatar të glukozës në sistemin e enëve të gjakut.

ARKATANA

Shtypja e lartë e gjakut

Për shkak të plakjes dhe faktorëve të rrezikut si historia familjare dhe pesha e tepërt, shtypja e gjakut në muret e artereve mund të bëhet shumë e lartë. Kjo në fund sjell deri hipertensioni. Komplikimet eventuale përfshijnë sulmin në zemër, sulmin në tru dhe sëmundjet e veshkave.

Anemia

Derisa numri i qelizave të kuqe të gjakut zvogëlohet ngadalë, paraqiten simptoma siç është lodhja, pasi që qelizat e kuqe të gjakut transportojnë oksigjenin, mungesa e oksigjenit mundet t’i dëmtojë organet dhe ta rrisë rrezikun për sulm në zemër. Lajmërojeni mjekun nëse jeni shpesh të lodhur, sidomos nëse keni menstruacione problematike pse çrregullim të zorrëve. Mjeku do ta kontrollojë gjakun dhe do të rekomandojë terapinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.