Fundamenti

Këto sektore do përfitojnë më së shumti nga buxheti 3 miliardë e 212 milionësh i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës para pak ditëve ka miratuar buxhetin për vitin 2023.

Plot tre miliardë e 212 milionë euro janë ndarë për vitin e ardhshëm, ku 296 milionë prej tyre do të ndahen për sektorin e Shëndetësisë, transmeton klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, 60 milionë euro do të ndahen për barnat esenciale, në mënyrë që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare të jenë mirë të furnizuara.

Derisa do të hapen 400 pozita shtesë në stafin mjekësor; 100 do të jenë në nivelin qendror dhe 300 në atë lokal.

Një tjetër dikaster i rëndësishëm që do të përfitojë këtë herë buxhet rekord, është Ministria e Mbrojtjes.

Buxheti i Ushtrisë së Kosovës për vitin 2023, do të jetë 123 milionë euro.

Uji Dea

Teksa mbështetje do të ketë edhe sektori i Bujqësisë, pasi janë ndarë 87 milionë euro, derisa sipas Lëvizjes Vetëvendosje, buxheti do të shkojë deri në 100 milionë euro.

60 milionë të tjera do të ndahen për përmbushjen e plotë të zotimit për shtesat për lehona dhe fëmijë.

Ndërkohë në infrastrukturë, do të ketë buxhet për projektet; për rrugët që tashmë janë në proces, për nisjen e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe për nisjen e punës për banimin e përballueshëm.

Në njoftimin e partisë që është në pushtet, kanë bërë të ditur se 40 milionë euro do të ndahen për ndërmarrjet publike, derisa 15 milionë të tjera për rezervat shtetërore, transmeton klankosova.tv.

Në arsim, për vitin 2023, është paraparë ndërtimi i 11 çerdheve, 243 pozita të reja për staf dhe 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.