UBT

Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Jo të gjitha pemët janë njësoj. Derisa disa përmbajnë nivel të lartë të sheqerit natyral, ekzistojnë edhe ato që konsumohen në sasi të kufizuara, që shkaktojnë humbjen në peshë.

Papaja përmban enzimën, e cila quhet papainë, që përshpejton procesin e tretjes dhe ndihmon humbjen në peshë. Ky hormon është përgjegjës për humbjen në peshë te meshkujt, por edhe te femrat. Kur ta ndjeni nevojën për zamër, zgjidhni pemët me fibra.

Dardhët dhe mollët përmbajnë nivel të lartë me fibra dhe nëse e hani një pemë si këto, kjo ju ndihmon ta plotësoni urinë.

Niveli i lartë i antioksiduesve në boronica mund t’ju ndihmojë që të hiqni qafe helmet e grumbulluara në organizëm, të cilat ndikojnë në grumbullimin e kilogramëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

RCCOLA

Bananet janë përplot me fibra të tretshme që e krijojnë ndjenjën e të qenët të ngopur. Kënaquni me banane gjatë drekës, do ta holloni belin dhe do ta forconi sistemin imun.

Nëse hani kokos, shumë shpejt do të ngopeni dhe nuk do ta ndjeni nevojën për më shumë ushqim.

Limoni është i shkëlqyeshëm në pastrimin e mëlçisë. Pini limonadë për çdo mëngjes para kafjallit në mënyrë që ta rregulloni nivelin e yndyrave që depërtojnë në trupin dhe organizmin tuaj.

(Kosova Sot)