Fundamenti

Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin dhe do të humbni në peshë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Jo të gjitha pemët janë të njëjta. Disa përmbajnë nivel të lartë të sheqerit natyral, por ekzistojnë edhe pemë të tilla, që kur konsumohen në sasi të caktuara, nxitin humbjen në peshë.

Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme, që e përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe prodhimin e testosteroneve. Ky hormon është kyç në humbjen e kilogramëve te meshkujt, e po ashtu edhe te femrat.

Kur të ndieni se keni nevojë për zamrën e pasdites, gjithmonë zgjidhni pemët që janë të pasura me fibra. Mollët dhe dardhat përmbajnë sasi të madhe me fibra dhe nëse e hani vetëm një nga to, do ta kënaqni urinë tuaj.

ARKATANA

Niveli i lartë i boronicave me antioksidues mund të ndihmojë në largimin e helmeve nga trupi, që më pas grumbullojnë kilogramët. Bananet janë përplot me fibra të tretshme, që krijojnë ndjenjën e ngopjes.

Hani një banane për kafjall, do ta holloni belin dhe do ta forconi sistemin imun. Nëse hani kokos, shpejt do të ngopeni dhe nuk do ta ndieni nevojën për ushqim. Limoni është i shkëlqyeshëm për pastrimin e mëlçisë. Pini limonadë çdo mëngjes para kafjallit dhe do t’i rregulloni yndyrat, që depërtojnë në organizmin tuaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.