RCCOLA

Këto janë ushtrimet më efikase për të luftuar depresionin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja bën punë. Kërkimet shkencore tregojnë se këto aktivitete në veçanti kontribuojnë për të lehtësuar simptomat e depresionit dhe ankthit. Ja cilat janë aktivitetet që do të përmirësojnë aftësitë tuaja mendore dhe do t’ju bëjnë më të buzëqeshur.

Nëse vuan nga ankthi apo depresioni, stërvitja që kryen mund të ketë një rol kyç në menaxhimin e simptomave, falë lidhjes së fortë mes shëndetit mendor dhe fizik. ‘E dimë që lidhja e vjetër mes mendjes dhe trupit është mashtruese’, pohoi doktor Ben Michaelis, kërkues, psikolog dhe autor i librit: Trupi dhe mendja. 10 hapa që të lëvizësh e të bësh përpara. Kur ne nisim që të kujdesemi për veten, atëherë ndihmojmë të gjithë trupin’. Studiuesi shton se duhet kontaktuar mjeku personal, në mënyrë që të zgjidhet rruga e duhur dhe të mos ketë pasoja të mëpasshme për shëndetin. Por lëvizja bën punë. Kërkimet shkencore tregojnë se këto aktivitete në veçanti kontribuojnë për të lehtësuar simptomat e depresionit dhe ankthit.

Vrapi

Ka një motiv përse mjekët vazhdojnë e përsërisin herë pas here që vrapi është një nga ushtrimet më të mira për shëndetin. Nëpërmjet tij digjen kalori, ulet dëshira e menjëhershme për të ngrënë dhe rreziku i sëmundjeve kardiake. Për më tepër që pesë minuta vrap ditë për ditë, mund të na ndihmojnë që të jetoni më gjatë, sipas një kërkimi të bërë në vitin 2014. Por ka dëshmi që vrapi e përmirëson humorin në mënyra të ndryshme, sipas Michaelis. “Vrapimi provokon ndryshime që zgjasin, në neurotransmetuesit e humorit të mirë, si gjatë ashtu edhe pas stërvitjes’, shpjegon ai. Por jo vetëm kaq. Stërvitjet e vazhdueshme të vrapit kanë në tru të njëjtin efekt si meditimi. Përfitimet mendore mund të jenë veçanërisht efikase për ata individë që kanë probleme me depresionin. Në një studim të 2006, mjekët zbuluan se ushtrimet fizike kanë të njëjtin efekt si anti-depresantët. Veç kësaj, vrapi mund ta lehtësojë më pas gjumin dhe pushimin e trupit gjatë tij. Kjo i bën mirë trurit dhe përmirëson memorien, duke ulur shumë nivelin e stresit.

Eco Higjiena

Shëtitjet në natyrë

Për të përmirësuar gjendjen mendore gjatë seancës suaj të stërvitjes, zgjidhni një shëtitje në pyll. ‘Natyra ka një efekt qetësues në mendjen e njeriut. Është e provuar tashmë që duke ndenjur në kontakt me bimët dhe pemët, dhe në veçanti me ato pemë në prag të kalbjes, kjo mund të kontribuojë në uljen e ankthit, sepse këto bimë lëshojnë substanca kimike që ngadalësojnë procesin e kalbjes, që me sa duket kanë efekt edhe mbi ne. Kërkimet më të fundit vërtetojnë tezën që një zhytje në natyrë mund të rinojë shëndetin mendor. Një studim i verës së fundit tregoi se kur një i ri i lejon vetes një shëtitje në park për rreth 50 minuta, atëherë ndien më pak ankth dhe shikon se aftësitë e tij memorizuese përmirësohen së tepërmi, transmeton Shqip.

Joga

Në një studim të fundit 2007, të gjithë ata pjesëmarrës që kishin marrë leksione joge shfaqnin një ulje domethënëse të nivelit të depresionit, inatit, ankthit dhe simptomave nervore. Këto zbulime i kanë bindur kërkuesit që të rekomandojnë leksione të jogës si trajtim shtues për depresionin. Në vitin 2012, një tjetër grup kërkuesish ndërmori një studim për disa teste klinike që ekzaminonin efektet e jogës në lidhje me ankthin dhe stresin. Në 25 studime nga 35, subjektet sillnin një ulje domethënëse të simptomave të ankthit dhe stresit, pasi ndiqnin praktikimin e jogës. ‘Gjëja e jashtëzakonshme e të bërit joga është se ushtrimet e stretching-ut dhe të forcimit bazë të muskujve përqendrohet te frymëmarrja që ndihmon në ngadalësimin dhe qetësimin e trurit’, shpjegon Michaelis. Sipas ekspertëve, kur merr frymë thellë, kjo e rinon mendjen dhe sjell qetësi, sepse është e vështirë të kesh ankth, gjatë një procesi të tillë.