FITORJA

Këto janë ushqimet që ju ngopin dhe nuk shtoni në peshë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ekzistojnë disa lloje të ushqimeve të cilat sado që i konsumoni nuk shtoni në peshë.

Kjo pasi këto ushqime kanë kalori të nevojshme të cilat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.Shikoni më poshtë cilat janë ato ushqime.

  1. Smoothie

“Smoothie” është i vetmi lëng që do ju ngopë. Përmban kalori dhe përbërës ushqimorë të nevojshëm dhe që zgjasin.

Sa më shumë ta përzieni, aq më shumë do ju ngopë. Kjo, sipas një studimi të Penn State University. Meshkujt që kishin pirë “smoothie” të përzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalorimë pak në drekë sesa ata që kishin pirë “smoothie” të përzier 1 minutë e gjysmë.

Mobi Casa
  1. Patate të ziera

Patatet e ziera kanë shumë fibra, kështu që mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni që t’i gatuani me lëkurë, pasi aty qëndrojnë vlerat më të mëdha ushqyese. Shoqërojini me kos.

  1. Mollë dhe dardhë

Ndryshe nga shumica e frutave, mollët dhe dardhat përmbajnë pektinë, një fibër e veçantë që ngadalëson procesin e tretjes dhe bën që të ndiheni të ngopur për më gjatë. Një studim i Harvardit zbuloi se ngrënia e dardhës apo mollës çon në rënie në peshë.

  1. Perime me vezë

Vezët kanë shumë proteina dhe proteinat janë ato që të ndihmojnë të ngopesh. Është e mira që të hahen në mëngjes, të shoqëruara me perime. Një studim britanik tregoi se kur vezët hahen në mëngjes, ka shumë mundësi që gjatë ditës t’i rezistosh tundimit për ushqime të pashëndetshme.

  1. Tërshërë

Tërshëra përmban shumë fibra që shndërrohen në stomak në një xhel ndalues të tretjes. Gatuajini me ujë ose qumësht dhe vëllimi shtesë që do të marrin i bën edhe më ngopës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.