Mobi Casa

Këto janë ushqimet më të shëndetshme që duhet të konsumohen në muajin janar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Të gjithë ne mundohemi të hamë sa më shumë pemë dhe perime të freskëta, sidomos gjatë sezonit të ftohjes, sepse kështu e ruajmë sistemin imun. Janari, si muaj i ftohtë, plot me ftohje, me vete sjell edhe pemët e perimet që duhet të konsumohen.

MOLLËT

Molla është një nga pemët më të shëndetshme në botë, por përmban edhe pesticide po ashtu. Do të ishte mirë të blini mollë organike. Përmbajnë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim për fibra dietale, si dhe burim për vitamina C.

PORTOKAJTË

Në këtë muaj portokajtë janë shumë të shijshëm, të lëngshëm dhe të shëndetshëm. Janë një nga ushqimet më të shëndetshme, prandaj edhe konsumohet shumë. Përmban pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim për tiaminë, acid folik dhe kalium, është burim i hatashëm për fibra dietale dhe vitamina C.

ANANASI

Me dukje interesante dhe me shije të këndshme dhe aromë. Ananasi është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Është burim i mirë për fibra dietale, tiaminë, vitamina B6 dhe bakër. Është burim edhe për vitamina C e mangan.

ARKATANA

PANXHARI

Është shtesë e përkryer për secilën gjellë. Mundet të nxitë abosrbimin e materieve ushqyese dhe të parandalojë shumë sëmundje. Është burim i mirë për vitamina C, hekur dhe magnez. Përmban shumë pak yndyra të ngopura dhe kolestewrol. Është burim i hatashëm për fibra dietale, acid folik, kalium e mangan.

LAKRA

Lakra shpesh konsumohet për detoksimin e mbarë organizmit, të cilën është e nevojshme ta bëjmë herë pas here. Është burim i mirë për tiaminë, kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Përmban pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim për fibra dietale, vitamina C, K, B6, acid folik e mangan.

SPINAQI

Spinaqi përmban pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Është burim për niacinë dhe zink. Si dhe burim për fibra dietale, proteina, vitamina A, C, E, K, tiaminë, riboflavinë, vitamina B6, acid folik, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan. Është një nga ushqimet më të shëndetshme.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.