Këto janë ushqimet më të shëndetshme për trupin tuaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Harrojini çokollatat apo pijet energjike, ushqimet e shëndetshme dhe bio mund të rrisin energjinë e trupit tuaj pa ju shëndoshur.

Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat, transmeton “Zeri.info”.

Arroret- Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.

Jogurt

– Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.

Salmoni- Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ulë kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ju jep shumë energji.

Kërpudhat

– Një racion me kërpudha ju ofron gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni t’i keni shpesh në tavolinën tuaj, përcjell “Zeri.info”.

Uji Dea

Spinaqi- Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zierë apo sallatë.

Kunguj dhe fara luledielli– Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet- Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “bukë e gjellë” nga populli.

Uji- Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomtë pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ulë lodhjen.

Zarzavate të freskëta

– Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni që në tavolinën tuaj të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat.

Vezët- Dikur konsideroheshin të tepërta vezët, sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kanë ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina do të merrni. /Zeri.info/