Këto janë ushqimet më të pasura me hekur

Nëse ju mungon hekuri, mos u brengosni, ekzistojnë ushqime të caktuara që shpejt e kompensojnë. Spinaqi – është i pasur me hekur dhe antioksidues, si dhe me shumë materie të tjera ushqyese.
Mund ta konsumoni në sandviç, ‘smoothie’ apo në supë. Rrushi i thatë – është një nga burimet më të mira për hekur. Një sasi rrush të thatë përmban rreth 1,6 miligram hekur, që i ndihmon organizmit në prodhimin e gjakut.
Mund t’i konsumoni me flluska, jogurt, sallatë. Lentet – konsiderohen si nj prej ushqimeve më të shëndetshme, janë të pasura me hekur, e një porcion lente përmbajnë rreth 3 miligramë hekur. Mund t’i shtoni në supë, speca dhe pastë.
Soja – sipas shumë mendimeve cilësohet si një “superushqim”, sepse është e pasur me proteina, yndyra të ngopura, fibra dhe hekur. Ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës, kancer dhe osteoporozë.
Domatja e thatë – është burim i hatashëm për antioksidues, vitaminë C dhe likopen. Një gotë me domate të thata përmban rreth 30 për qind me nevojat ditore për hekur.
(Kosova Sot)