ARKATANA

Këto janë rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

GRANDEMALL

“Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se pikat kufitare të cilat do të hapen janë si në vijim: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.