ARKATANA

Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
HW

Rezultatet e fundit që kanë arritur në redaksinë e BujanociNet, nga zgjedhjet e mbajtura në Komunën e Medvegjës për formimin e organeve të pushtetit lokal, janë si në vijim: SNS – 3098, PD – 725, DS – 191, PVD – 465 dhe GG – 667 vota.

Siç shkruan portali Medvegja, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.

Në vendin e parë gjendet SNS Partia Përparimtare e Serbisë, e ndjekur nga Partia Demokratike në Medvegjë me 15 për qind të votave.

Nënkryetari i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Nebojsha ,Stefanoviq ka njoftuar sonte se lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – SNS-SPS-PUPS” i ka fituar 60 për qind të votave në zgjedhjet lokale, apo 80 për qind të votave të serbëve.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se lista tjetër zgjedhore, “Lista e qytetarëve”, ka fituar rreth 13 për qind, Partia Demokratike (DS) ka fituar ndërmjet 3-4 për qind, kurse dy listat zgjedhore shqiptare kanë arritur përqindje të votave ndërmjet 24 dhe 25 për qind.

Ai po ashtu tha se numri i shqiptarëve është rritur nga ata që kanë arritur nga Kosova që sipas tij nuk jetojnë në Medvegjë, për çka “Serbia ka dështuar të bëjë listë të duhur zgjedhore”.

Sipas rezultateve të para jozyrtare të shtabit zgjedhorë të Partisë Demokratike, dega në Medvegjë, nga informatat e grumbulluara nga komisionerët në vendvotime, kjo parti ka arritur që t’i ikë me rreth 230 vota Partisë për Veprim Demokratik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.