Eko Higjiena

Këto janë pagat e Thaçit, Veselit, Ymerit e Limajt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), për vitin 2015, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, siguron pagë vjetore prej 14 mijë 196 euro.

Sipas AKK-së, paga vjetore si deputet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Ymeri shkon në rreth 22,484.72 euro.

I pari i “Nisma Për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka deklaruar se të ardhurat mujore të tij si deputet janë 1,290.00 euro.

Fundamenti

Çuditërisht në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë (nga zyrtarët shtetërorë) nuk figuron emri i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër të hyrat mujore të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sipas deklarimit të pasurisë të cilën e ka bërë ai, rezulton të jenë 2,724.00 euro. /Telegrafi/