Këto janë fjalët e Adnan Januzajt pasi e mposhti Real Madridin
Real Madridi sot është mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-0 nga skuadra e Adnan Januzajt, Real Sociedad.
Sulmuesi anësori me origjinë kosovare luajti 90 minuta në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në La Liga, shkruan Gazeta Express.
“Fitore e mirë për fillimin e vitit 2019”, ka shkruar Januzaj në Twitter.
23-vjeçari në këtë stinor ka vetëm një gol dhe dy asistime në 10 paraqitjet e tij. /Gazeta Express/


