UBT

Këto gjashtë ushqime ju ndihmojnë me dietën tuaj

/ 3 minuta lexim

Kur bëhet fjalë për ushqimin, që duhet konsumuar për humbjen në peshë, zakonisht na shkojnë nëpër mendje ushqimet, që duhet hequr nga menyja.Kjo shkakton ankthe dhe stres.

Në vijim ju paraqesim ushqimet, që duhet t’i konsumoni gjatë humbjes në peshë,transmeton gazeta Kosova Sot.

FRUTAT

Një ndër gjërat më të mërzitshme rreth dietave konvencionale janë ushqimet me sheqer. Por, sheqeri nuk është i dëmshëm, përkundrazi ju dhuron energji. Ajo që duhet të bëni, është të shmangni sheqernat e shtuara. Kjo për faktin se shndërrohet në yndyrë. Frutat na japin ‘sheqerna të shëndetshme’. Më të mirat janë: kivi, mollët, grejpfruti, dredhëzat.

VEZËT

Sikurse te avokado, edhe vezët kanë yndyra të shëndetshme. Na japin shumë proteina. Ky ushqim ndërlidhet me njerëzit, që ushtrojnë. Vezët mbrojnë muskujt e njeriut, e kjo ndikon për humbjen në peshë. Kjo për faktin se muskujt e fortë e përshpejtojnë punën e metabolizmit

AVOKADO

Përbërësit që janë në avokado me të vërtetë janë befasues. Janë burim i hatashëm për yndyrat e shëndetshme. Yndyrat nga avokado janë të domosdoshme për ne, në mënyrë që trupi të funksionojë si duhet. Edhe traktin e zorrëve e mbajnë të ekuilibruar.

Uji Dea

SALMONI

Përsëri, ky ushqim zakonisht ndalohet nëpër dieta të ndryshme. Kjo për faktin se salmoni është peshk i yndyrshëm. Megjithëkëtë, ky lloj i peshkut na furnizon me yndyra të shëndetshme. Si pasojë e kësaj, salmoni nuk është pjesë e problemit, por pjesë e zgjedhjes.

TUNA

Ky lloj i peshkut më së miri është të konsumohet i freskët. Kështu, i freskët ofron dobitë e veta për shëndetin. Disa prej tyre përfshijnë: proteina, pak yndyrë dhe disa kalori. Shumë njerëz e pëlqejnë tunën e konservuar. Nëse dëshironi më shumë yndyrë, përdorni vajin e ullirit.

BISHTAJAT

Bishtajat janë të mira për forcimin e dietës suaj. Kjo për faktin se janë shumë të pasura me fibra. Në shumë vende, bishtajat zihen në yndyrë. Nëse e gjeni veten ballë për ballë, mbani mend – janë shumë receta, që mund t’i përdorni. Bishtajat ju ndihmojnë të keni një figurë të mirë trupore po ashtu.

(Kosova Sot)