UBT

Këto gjashtë simptomat të dhimbjes së kokës nuk duhet injoruar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Dhimbja e kokës mund të jetë e zakonshme gjatë ditës, por ekzistojnë disa lloje të cilat janë më të rrezikshme se sa të tjerat.

Kjo mund të ndodhë për shkak të stresit, ushqimit të gabuar ose stilit të jetës. Por, dhimbja e kokës mund të tregojë edhe për probleme serioze në organizëm.

Me rëndësi është të kini parasysh të gjitha llojet e dhimbjes së kokës. Disa prej tyre tregojnë se në organizëm është “ndezur alarmi” dhe menjëherë duhet vizituar mjekun.

Këto janë gjashtë simptomat të dhimbjes së kokës nuk duhet injoruar:

Dhimbja e kokës nga tendosja

Ky është lloji më i përhapur i dhimbjes së kokës. Sipas statistikave, 90% e njerëzve kanë përvojë me një dhimbje të tillë gjatë gjithë jetës. Dhimbja paraqitet për shkak të tendosjes në muskuj dhe qafë, si dhe pjesën e epërme të kurrizit, ndërsa tendosja shkaktohet nga stresi dhe lodhja, transmeton KosovaPress.

Për të tejkaluar gjendjen, nevojitet relaksim, jogë, masazh dhe gjumë.

Dhimbja e sinuseve

Dhimbja e tillë shkaktohet nga infeksioni i rëndë në sinuse. Ndjenjat e pakëndshme koncentrohen në rajonin e hundës dhe syve. Përveç kësaj, personi i sëmurë ka temperaturë të lartë dhe dhimbje në stomak.

Dhimbjet mund të jenë të lehta dhe të rënda. Varianti më i mirë për zgjidhjen e problemit është vizita te mjeku, i cili do të rekomandojë barnat kundër infeksionit të sinuseve.

Migrena

Eco Higjiena

Migrena është gjendje neurologjike, e cila shkakton dhimbje, mundim dhe vjellje.

Disa nga arsyet janë meteo-sensiteti, disbalanca hormonale, reaksioni negativ ndaj produkteve të caktuara mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes.

Njerëzit që vuajnë nga migrena kronike zakonisht janë nën terapi mjekësore.

Kokë dhimbja histamine

Kjo dhimbje e kokës ndikon në vetëm një për qind të popullsisë në botë. Dhimbja ka një karakteristikë: ajo lajmërohet çdo ditë në të njëjtën kohë. Për shkak të kësaj mjekët konsiderojnë se problemi është në hipotalamus, i cili kontrollon orën biologjike.

Dhimbja e fortë nis nga pjesa e syve dhe në shumicën e rasteve paraqitet pas fjetjes. Dhimbja po ashtu paraqitet pas konsumit të alkoolit dhe është e zakonshme edhe në mesin e duhanpirësve.

Një lloj i tillë i dhimbjes së kokës mund të shërohet përmes ndryshimit të stilit të jetës dhe marrjes së barnave.

Dhimbja e kokës gjatë stërvitjeve fizike

Kjo lloj i dhimbjes paraqitet zakonisht te sportistët, të cilët bëjnë ushtrime fizike. Simptomat dhe fuqia e dhimbjes mund të variojnë, andaj është e rëndësishme të vizitohet mjeku dhe të merret terapia adekuate.

Kokëdhimbja shpërthyese

Kjo lloj i dhimbjes quhet ashtu pasi ka fuqi të madhe. Kulmi i dhimbjes zgjat deri në 60 sekonda dhe ky është njëherësh indikator i sëmundjeve serioze.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.