Këto fruta nuk duhet të mungojnë në ushqimin tuaj

Manat janë pasuri e vërtetë për pasqyrën e gjakut dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në majë të listës në mes frutave të tjera malore.
Gjatë kësaj stine ne kemi mundësi të shumta për tu ushqyer me fruta të stinës, të cilat janë shumë të shëndetshme. Manat janë pasuri e vërtetë për pasqyrën e gjakut dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në majë të listës në mes frutave të tjera malore. Janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë. Në njëqind gramë ka rreth 1,85 miligramë hekur, shkruan ‘Zeri’.
Lajthitë kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura të cilat janë të mira për uljen e kolesterinës. Studimi i disa viteve më parë ka dëshmuar që rreth 35 për qind të meshkujve të cilët kanë ngrënë rregullisht lajthi kanë reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç që parandalojnë kolesterinën e rritur janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3. Shurupin e shegës është mirë ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokajtë dhe limonët.
Përveç vitaminës C është e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalciumi dhe hekuri. Antioksiduesit antocianine, të cilët gjenden në boronica, janë të dobishëm sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Dihet që boronicat janë të mira kundër rritjes së tumoreve./ZERI