RCCOLA

Këto fruta duhet të jenë pjesë e dietës suaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përbërësit antioksidues në disa fruta janë të pakrahasueshëm dhe mbrojtja e vetme që kemi për t’i zmbrapsur radikalët e lirë që shkaktojnë kancerin, prandaj duhet të jenë pjesë e dietës sonë.

Rrushi

Rrushi është një ushqim shumë i pasur. Përmban vitaminë C, fosfor, potas, tiaminë dhe vitaminë B6. Si i thatë vlerat minerale ushqyese koncentrohet në nivele më të larta të potasës, magnezit, hekurit dhe kalciumit. Konsumimi i rrushit, duke përfshirë rrushin e thatë në mënyrë të rregullt, sjell dobi mjekësore. Veprojnë si astrigjent duke ndihmuar në pastrimin e materieve toksike nga trupi, veçanërisht nga trakti digjestiv, mëlçia, gjaku dhe fshikëza e tëmthit.

Dredhëzat

Të njohura si ilaç tradicional për ankesat e barkut dhe cermës, dredhëzat ulin kolesterinën, zvogëlojnë shtypjen e gjakut, janë të mira për shëndetin e zorrëve e bile edhe mund t’i largojnë gurët nga veshkat. Janë të pasura shumë me vitaminë C dhe përmbajnë potasë, acid folik, magnez, vitaminë B5 dhe fibër.

Ananasi

Fundamenti

Disa studime të fundit kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas e që quhet bromelin ndihmon në mbrojtje të formën e ADN-së. Kjo aktivizon një gjen antikancerogjen që më pas lufton tumoret. Në disa prova klinike bromelin ka zvogëluar inflamacionin dhe kështu ka ndihmuar në ndalimin e koagulimit të gjakut dhe trombozës. Ananasi ka sasi të larta të antioksiduesve të cilët luftojnë radikalët e lirë të dëmshëm.

Mollët

Mollët përmbajnë një numër të fitokemikaleve si flavonoid, kuersetin, kateqin, floridzin dhe acid klorogjenik. Ato shndërrohen në antioksidues të fuqishëm në trup, duke ndryshuar përbërësit e gjakut dhe duke ndihmuar në largimin e yndyrave, kështu duke ndihmuar që kolesterina LDL të prishet në gjak e ta shkaktojë aterosklerozën. Flavonoidet ndihmojnë luftimin e radikalëve të lirë, forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë luftimin e shpërndarjes së qelizave kancerogjene.

Vitaminat: A, B, C, E

Proteinat: 1.3 g

Mineralet: kalcium, kalium, magnez